Nje shtetas afgan është plagosur në Malësinë e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Mësohet se katër shtetas nga vendet e treta janë konflikuar me disa të tjerë ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 17-vjeçari afgan.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se Policia ndodhet në vendngjarje.
Gjithashtu theksohet se Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim./abcnews.al