TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në zonën e “Oxhaku” në Tiranë. Një person raportohet se ka mbetur i plagosur me thikë.
Aktualisht personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori i kësaj ngjarje është identifikuar nga “blutë” e kryeqytetit dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi:
Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/