Plagoset me thikë një 52 vjeçar në Durrës, ndalohet autori

schedule21:49 - 2 Gusht, 2018

schedule 21:49 - 2 Gusht, 2018

Një 52 vjeçar është gjetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. I plagosuri ndodhej i shtrirë në trotuar dhe kur e panë kalimtarë të rastit njoftuan menjëherë policinë.

52 vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pak minuta pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar për krimin, një 38 vjeçar, me banim në Durrës.

Plagosja sipas policisë lokale dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar thikën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!