Një 40-vjeçar është plagosur me thikë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku Ergyst Shtylla ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet autori i plagosjes së 40-vjeçarit, i cili ka pësuar 3 goditje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sipas policisë, 40-vjeçari nuk figuron ne listat e emrave problematike. Janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje./abcnews.al

