Plagoset me thikë i mituri në Prishtinë

schedule09:36 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 09:36 - 16 Dhjetor, 2022

Të enjten në mbrëmje rreth orës 18 :30, një person është lënduar me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për ndihmë mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe ka arritur të arrestojnë një person të dyshuar.

“Mbrëmë rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, i cili kishte pësuar lëndime trupore që dyshohet të jenë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë ( thikë).

Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërkohë që njësitë policore të stacioni Jugu në Prishtinë të mbështetur nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar.

Personi i arrestuar:

1. G.O, mashkull, i mitur pas marrjes në pyetje, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë./kosovapress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!