Plagoset me armë zjarri ish-kreu i PS në Vaun e Dejës

schedule10:39 - 4 Shtator, 2021

schedule 10:39 - 4 Shtator, 2021

SHKODËR-Ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba 54-vjeç, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja është regjistruar  rreth orës 10:15, pranë Shkollës Pyjore në qytetin verior të vendit.

Mësohet se i plagosuri ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se i plagosuri aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër ndërsa punon edhe në OSHEE.

Njoftimi i policisë:

‘Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!