Një bari është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër pasditen e sotme në Sarandë. Për pasojë 60-vjeçari Level Hoxha ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.
Ndërsa nuk ka të dhëna për autorin. Policia është vënë në kërkim të tij, por ende nuk dihen motivet. 60-vjeçari nga fshati Piqeras ka marrë një plumb në krah dhe tjetrin në këmbë./abcnews.al