Plagoset me armë zjarri 26 vjeçari në Laç

schedule17:11 - 20 Prill, 2018

schedule 17:11 - 20 Prill, 2018

Një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Laç. Policia njofton se ai është shtetasi me iniziale A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit , jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të plagosjes. Ai është 30 vjeçari me iniciale E.M., banues në Krujë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Njoftimi i Policisë

Me datë 20.04.2018 , rreth orës 14:15 ,  është marrë njoftim se në qytet në Laç , është plagosur me armë zjarri shtetasi A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit , jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore,  ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i  shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!