Një i mitur shqiptar është plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së ndërrimit të viteve në Greqi.
I mituri, rreth 15 vjeç, ka marrë një plumb në bark dhe sipas mediave greke, ndodhet në gjendje kritike.
Policia ka konstatuar të shtënat me armë në zonën e Aspropirgos rreth orës 01:00 pas mesnate dhe më pas fëmija është gjetur në rrugë.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al