Plagoset me armë 18 vjeçari në Durrës

schedule21:21 - 4 Prill, 2018

schedule 21:21 - 4 Prill, 2018

Një 18- vjeçar është plagosur me armë pasditen e së mërkurës në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rreth orës 17:30, në lagjen Nr.6, Durrës.

Sipas policisë i riu me inicialet  S.K. banues në Durrës është plagosur me armë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës dhe jashtë rrezikut për jetën.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, 17 vjeçarin me iniclaet A.P banues në Durrës.

Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!