Plagosën me thikë bashkëmoshatarin, arrestohen dy të rinj në Libazhd

schedule10:04 - 24 Tetor, 2020

schedule 10:04 - 24 Tetor, 2020

Dy të rinj Mikel Çota 21 vjeç, dhe Dionis Ķopaçi 23 vjeç, kanë rënë në pranga e policisë, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatmir Duka.

Lexo edhe: Plagosje me thikë në Librazhd, shoqërohen dy persona, shpallet në kërkim një tjetër

Ngjarja ndodhi në qendrën e komunës në Hotolisht të Librazhdit ditën e djeshme, ku Fatmir Duka pas një konflikti për motive të dobëta u plagos me thikë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se për këtë ngjarje u procedua penalisht, në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasi K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë,.

Informacioni-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit M.Ç., 21 vjeç, dhe D.Ķ., 23 vjeç, banues të dy në fshatin Kokrevë, Librazhd.

Arrestim i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Hotolisht, Librazhd, pas një konfliktit të çastit për motive të dobëta kanë goditur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F.D., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!