Babë e bir në Has janë arrestuar sot nga policia pasi kanë plagosur një fqinjin e tyre pas një konflikti për motive të dobëta. Të arrestuarit janë M. B. dhe A. B., banues në fshatin Gjinaj.
Fqinji i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë duke marrë kujdes shëndetësor.
Po ashtu, në gjendje të lirë është proceduar H. D., për “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e një qytetari me iniciale M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. sb.abcnews.al/