Plagosen me acid 11 policë në Londër

schedule04:26 - 24 Shtator, 2020

schedule 04:26 - 24 Shtator, 2020

Të paktën 11 zyrtarë të policisë u plagosën  në një sulm të dyshuar me acid në Londrën Veriore. Policia e Londrës informoi se sulmi ndodhi në Dale Close, Barnet, ku oficerët bastisën një lokacion të dyshuar të drogës në një pronë industriale.

“Përderisa ata ekzekutuan urdhrin, oficerët u plagosën nga një lëndë e dyshuar gërryese”, thuhet në njoftimin e Policisë Metropolitane.

Oficerët e policisë duke marrë trajtim mjekësor, thuhet gjithashtu në njoftim, duke shtuar se pritet një vlerësim i shkallës së dëmtimeve. Gjatë aksionit, gjithashtu u arrestuan disa persona nën dyshimin e veprimtarisë joligjore me drogë.

Përderisa oficerët e policisë qëndruan në vendin e ngjarjes dhe hetimet vazhdojnë, shërbimet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit janë gjithashtu kanë qenë të pranishëm.