KUKËS- Policia e Kukësit ka arrestuar dy vëllezërit, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtiqen, ku mbeti i plagosur me armë zjarri kushëriri i tyre.
Ata janë konfliktuar për motive pronësie. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe arma e krimit, me të cilën dyshohet të jetë kryer plagosja.
Gjithashtu për këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe vijon puna për arrestimin e personit të tretë, që është vëllai i dy të arrestuarve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë/n.m. abcnews.al