Një 60-vjeçar është ndaluar nga Policia e Pogradecit pasi dyshohet se ka plagosur një 29-vjeçar.
Bardhyl Capo pas një konflikti të çastit dyshohet se e ka plagosur me një kaçavidë 29-vjeçarin. Më pas, ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Pogradecit pranë një lokali afër ish-Poliklinikës këtë të enjte.
Por Capo është arrestuar brenda një kohe të shkurtër dhe në momentin që u ndalua iu gjet edhe kaçavida. Sipas burimeve i plagosuri është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë mësohet se Bardhyl Capo është person me precedentë të mëparshëm penalë./abcnews.al