Plagos me thikë të vëllain, shoqërohet në polici autori

schedule18:44 - 14 Gusht, 2018

schedule 18:44 - 14 Gusht, 2018

Një sherr mes vëllezërve ka degjeneruar në plagosje me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Meme Meto” në kryeqytet. Policia njofton se i plagosur ka mbetur A.X., i cili u qëllua me thikë nga vëllai i tij me iniciale I.X.

I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, autorin për veprime të mëtejshme.

Tiranë, Informacion Paraprak

Më datë 14.08.2018, rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto” janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.

I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës. /abcnews.al