Plagos me thikë një person, në pranga 54-vjeçari

schedule10:53 - 14 Maj, 2018

schedule 10:53 - 14 Maj, 2018

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 54-vjeçar këtë të hënë për vrasje të mbetur në tentativë.

Gimi Bodo ra në pranga pasi goditi me thikë 37-vjeçarin me iniciale A.B.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, ku mësohet se Bodo e ka goditur disa herë me thikë 37-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika që u përdor nga autori.

Mbi 54-vjeçarin Bodo rëndon edhe akuza e “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”./abcnews.al