Një person është plagosur mbrëmjen e së enjtes në Laprakë si pasojë e një sherri të momentit.
Burime për abcnews. Al bëjnë me dije se një se një 27 vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin, për arsye ende të paqarta.
Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes i riu është larguar dhe është shpallur në kërkim.
Ndërkaq deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
“Më datë 18.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P. A., 27 vjeç, pasi në Laprakë, në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë në trup, kunatin e tij, shtetasin D. Z., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al