Një 54-vjeçar është shoqëruar nga policia e Korçcës pasi dyshohet se ka plagosur ish-dhëndrin e tij. Nizami Bezat mendohet se ka goditur me mjet të fortë 25-vjeçarin S.M. I riu ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 të së dielës në fshatin Kamenicë të Korçës. Sipas burimeve, shkak është bërë një konflikt midis dy personave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./abcnews.al