Placido Domingo sërish në telashe, akuzohet se është pjesë e një grupi për shfrytëzim seksual të të miturve

schedule15:43 - 18 Gusht, 2022

schedule 15:43 - 18 Gusht, 2022

Prokurorët e lidhin tenorin argjentinas, Platido Domingo, me një organizatë kriminale të shfrytëzimit seksual të grave dhe të miturve . Si pjesë e një hetimi javën e kaluar, policia bëri 50 bastisje në Shkollën e Jogës në Buenos Aires dhe arrestoi 19 persona.

Përveç kësaj, disa kanale televizive në Amerikën Latine po transmetojnë pjesë të regjistrimeve të përgjuara që përfshijnë zërin e një njeriu – për të cilin autoritetet thonë se është Domingo – duke bërë plane me anëtarët e dyshuar të organizatës, megjithatë datat e këtyre regjistrimeve nuk janë bërë publike.

Në klipe, sipas NPR.org, burri dëgjohet duke folur me “Meddy”, një grua me të cilën ai dyshohet se po bën plane për të bërë seks. Burri detajon se si ai planifikon t’i shpëtojë vëmendjes së anëtarëve të stafit të tij në mënyrë që të mund ta takojë atë. Një tjetër fragment përfshin bisedën e “Meddy” me kreun e dyshuar të grupit, në të cilën ajo e informon atë se ka rregulluar të takojë burrin, të cilin ajo e quan si “Plácido “.

Që nga viti 2019 , më shumë se 20 gra kanë bërë akuza publike për sjellje të pahijshme ndaj tenorit. Si rezultat i këtyre akuzave, ai ndau rrugët me Metropolitan Opera në Nju Jork dhe dha dorëheqjen si menaxher i përgjithshëm i Operas LA në Kaliforni. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!