Placido Domingo anulon shfaqjen e tij në Tokio, shkak akuzat për ngacmime seksuale

schedule13:02 - 8 Nëntor, 2019

schedule 13:02 - 8 Nëntor, 2019

Nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes së Lojërave olimpike 2020 në Tokio. Këngëtari lirik Placido Domingo ka vendosur të anulojë shfaqjen si pasojë e akuzave për ngacmime seksuale.

Placido Domingo vendosi të anulojë shfaqjen e tin në lojërat Olimpie të Tokios në program për vitin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga orgamizatorët e lojërave olimpike, pa dhënë arsye për këtë vendim. Muajt e fundit Domingo, 78 vjec, është akuzuar për ngacmime seksuale nga më shumë se 20 gra.

Domingo i ka mohuar gjithnjë akuzat duke pretenduar se bëhej fjalë për marrëdhënie ku të dyja palët ishin dakord. Për shkak të skandalit që shpërtheu, në fillim të muajit tetor, këngëtari lirik dha dorëheqjen nga posti I drejtorit të përgjithshëm të Operës së Los Anxheles./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!