Analisti Ben Andoni thotë se pjesët e Partisë Demokratike nuk kanë kundërshti ndaj njëra-tjetërs, por se janë krejtësisht të ndara.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Andoni u shpreh se nuk ka bashkim real, teksa deputetët nuk mblidhen dot as në seli.
“Unë mendoj që nuk kanë më kundërshti pjesët e Partisë Demokratike, janë krejtësisht të ndara. Ka bashkim mekanik të Bardhit me Nokën. Nuk ka akoma bashkim real. Vizita e zotit Bardhi në SHBA është vizitë rutinore, nuk ka lidhje me pjesën që zoti Bardhi të përfaqësonte diçka ndryshe. Nëse do ishte i ftuar nga administrata amerikane, dhe do bënte këtë lëvizje pas kthimit nga SHBA, do e lexonim si një mesazh të SHBA për zotin Bardhi. Në momentin që zoti Bardhi nuk bën mbledhjen e Grupit Parlamentar, situata është aty ku ka nisur. Prej shumë kohësh, njerëzit e Partisë Demokratike nuk e njohin bazën. Kjo është tragjedia e Partisë Demokratike”, theksoi ai./abcnews.al