U mbyllën pjesët e para në Laç dhe në Vlorë. Kurbinasit kanë dominuar me Luftëtarin dhe kanë shënuar dy herë, përmes sulmuesve kryesorë të skuadrës. Fillimisht ishte Redon Xhixha ai që realizoi në portën e Paiteris, pasi kishin kaluar 17 minuta lojë.
Laçi u mundua gjithë kohës të shënonte edhe golin e qetësisë dhe ai ka ardhur në fundin e pjesës së parë, kur Nwabueze shfrytëzoi një pasim të gabuar të miqve dhe pasi përparoi e shkoi në zonë, me një goditje të saktë mposhti portierin e Luftëtarit.
LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
LUFTËTARI: Paiteris, Qato, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Açka Rapo, Hyseni, Dushkaj, Lika, Oshafi. Trajner: Giorgos Marantas
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Maringlen Llukmani, Eldorian Hamiti. (Kartonë të verdhë: Shehu 19′ / Oshafi 21′, Hyseni 23′, Rapo 27′)
Në Vlorë u mbyll 1-1 pjesa e parë. Flamurtari ia doli të shënonte i pari me anë të sulmuesit Xhevahir Sukaj, i cili me një goditje me kokë mposhti Hidin. Ballshiotët u hodhën në sulm, madje trajneri Dovedan aktivizoi pas 30 minutash lojë edhe Celis. Dy minuta para fundit të pjesës së parë ishte Guindo, ai i cili shënoi dhe vendosi baraspeshën.
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Rrapaj, Deliaj, K. Nebihu, Nika, Hoxhaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe.
BYLISI: Hidi, Ntephe, Goxha, Mehmetaj, Peposhi, Ujka (Celis 30′), Bajramaj, Hadroj, Qardaku, Ndreca, Guindo. Trajner: Vejko Dovedan
Arbitrat: Klodian Shahini, Heraj Lisaku, Mario Shazivari, Laver Alla. (Kartonë të verdhë: Pjeshka 20′)
/abcnews.al