Laçi-Tirana dhe Bylisi-Luftëtari janë takimet e vetme që po luhen për momentin. Gjendja e fushës në Laç është e rënduar, por kjo nuk i ka penguar ekipet të realizojnë nga një gol. Dy gola të shpejtë, me Ignjatoviç që me kokë ndëshkoi bardheblutë në minutën e 29-të.
Dy minuta më pas u kundërpërgjigjën miqtë, që realizuan me anë të Muçit. Të pafat kurbinasit në minutën e 36-të, pasi Nwabueze u ndal nga traversa dhe nuk e kaloi dot Laçin sërish në epërsi. Edhe në Ballsh u zhbllokua ndeshja.
Bylisi realizoi me penallti, me anë të sulmuesit Guindo. Rezultat i mirë për vendasit, që kërkojnë fitoren dhe mbylljen e vitit në vendin e dytë. /abcnews.al