Pjesëmarrja në zgjedhje në SHBA mund të thyejë një rekord shekullor. “Ne po shkojmë drejt një pjesëmarrje rekord në Shtetet e Bashkuara, më e larta në mbi një shekull” tha një zyrtar nga Universiteti i Floridas. Më shumë se 101 milionë amerikanë votuan vetëm para Ditës së Zgjedhjeve, përfshirë mbi 65 milionë me postë.
Ndërkohë që rezultati pritet të ketë vonesa. Alyssa Farah, një zëdhënëse e Presidentit Trump, tha se Shtëpia e Bardhë pret disa vonesa në rezultate. “Konkretisht në Pensilvani”. Një nga shtetet vendimtare për fituesin është Ohio.
Një traditë republikane, por që Biden shpreson që ta thyejë. “Traditat mund të prishen“. Kështu Joe Biden iu përgjigj atyre që e pyetën për rezultatin e votimit në Ohio, një shtet republikan dhe thelbësor për garën për Shtëpinë e Bardhë të çdo kandidati konservator./ db/Abcnews.al