“Pjesëmarrja është e mirë”, Nazarko: Mosfunksionimin elektronik shqetësues, KQZ ka pasur mundësinë ti testojë

schedule14:14 - 14 Maj, 2023

schedule 14:14 - 14 Maj, 2023

Analisti Mentor Nazarko nga Korçë ka komentuar ecurinë e deri tanishëm të procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.

Nazarko është shprehur se deri më tani numri i pjesëmarrjes është një tregues i mirë, pasi duket dëshira e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës.

Trendi i pjesëmarrjes së shqiptarëve në të gjithë zgjedhjet politike dhe

Shifra reale duhet që të raportohet në lidhje me personat rezident, përqindjet janë të përafërta me zgjedhjet e tjera dhe sporti i votimit vijon të jetë sport popullor në vendin tonë. Në zgjedhjet qoftë parlamentare apo politike konfirmohet përmes këtij sporti pasi shqiptarët duan që ta thonë zërin e tyre. Po për shkak se tentohet që të rikonfirmohet që ka thuajse 10 vjet në pushtet, një shumicë që ka nën kontroll të gjithë duhet që të kishim një rënie pjesëmarrje duke e lidhur dhe me kushtet atmosferike, por si duket nuk ka një ndikim të tillë dhe ky është lajm i mirë.

Ka pasur incidente të vogla, duhet kuptuar se është një burim i madh stresi për sfidantët sesi partia në pushtet arrin të menaxhojë një ushtri perfektë në pushtet që funksionon në disa nivele, me petronazhistet që Rama i lavdëron. Pjesëmarrja që konstatohet nga komisionerëve është burim i partive të sfiduesve dhe i incidenteve që kanë ndodhur siç është dhe ai më i qeti në Korçë”, ka thënë Nazarko.

Gjithashtu analisti Mentor Nazarko ka komentuar edhe në lidhje me problemet e shfaqura me pajisjet e identifikimit, ku thekson se është një problem që deri diku është i pajustifikueshëm pasi KQZ-ja ka pasur kohë që të

“Është ecuri normale ndonëse kjo sfida që i bëhet Shqipërisë për mosfunksionimin elektronik është shqetësues. KQZ ka pasur mundësinë që të testojnë pajisjet. Shqipëria që ka digjitalizuar një numër të madh të shërbimeve publike nuk arrin që të menaxhojë një sistem votimi. Për të arritur në një skenar të besueshëm dhe jo në një teori konspiracioni, pasi Shëipëria nuk është më para 20 vitesh por për të gjetur lidhje shkakësore duhet që të futen në shqyrtim edhe elementët e tjerë ato që kontrollojnë sistemin duhet që ta dinë është se në pjesën e parë të ditës mund të shkojnë votuesit e mazhorancës dhe këto po përpiqen që të krijojnë probleme.

Duhet që të shikojmë deri në fund të procesit për të parë sesa të rënda janë incidentet, incidentet teknike patjetër që ndikojnë në procesin e votimit”, ka thënë Nazarko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!