PS vendosi që fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ta çelte me gratë dhe vajzat shqiptare. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama foli për rolin e grave në poste drejtuese, rolin e tyre në politikë dhe shoqëri. Me shifra ai tregoi se në 5242 organizata drejtojnë 4963 gra e vajza.
“Ne futëm para disa kohësh bashkëdrejtimin e organizatave nga një burri dhe një grua. Sot në 542 organizata të gjithë territorin kemi që bashkëdrejtohen nga gra e vajza. E di që kjo nuk mjafton. Ka dhe fiktivitet në ndonjë rast, por në tërësi e gjithë kjo arritje e re është tejet pozitive. Kësaj vlere të shtuar do ia shikojmë vlerën ditë pas qysh sot. Numri i tyre në pushtet është rritur nga në 5242 organizata ne kemi 4963 që bashkëdrejtohen nga gra dhe vajza”, tha kryeministri./abcnews.al

