Pjesë e zgjedhjeve në Gjermani, kush është shqiptarja e parë që kandidon për në Bundestag

schedule23:23 - 22 Qershor, 2021

schedule 23:23 - 22 Qershor, 2021

Dafina Berisha është shqiptarja e parë që do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme në Bundestagun e Gjermanisë.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj ka ndarë një foto krah saj në rrjetet sociale.

Cufaj shkruan se ka pritur në takim Dafina Berishën, ku i ka uruar suksese në kandidim.

“Ajo është shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon në zgjedhjet që mbahen më 26 shtator të këtij viti në Bundestagun e Gjermanisë.

“Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë me 26 Shtator 2021! Suksese Dafina”, shkruan Cufaj. m.v/abcnews.al