Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e organizatës kriminale në Itali/ Arrestohet 45-vjeçarja në Durrës, pritet ekstradimi

schedule09:50 - 13 Tetor, 2024

schedule 09:50 - 13 Tetor, 2024

DURRËS- Një 45-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Durrës. Sipas policisë, ajo është akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar 45-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Aktualisht vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali./ abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!