Pjesë e listave të PS-së, Ylli Shehu për ABC: Do të kandidoj në Tiranë, votuesit nuk i ndaj sipas ofertave

schedule11:43 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:43 - 22 Shkurt, 2021

Kryeministri Rama paralajmëroi futjen në listat e PS-së edhe të disa emrave nga opozita parlamentare. Abcnews.al zbuloi se dy prej tyre ishin Reme Lala dhe Ylli Shehu.

Në një intervistë për gazetaren e ABC Esiona Konomi, e cila do të transmetohet e plotë në edicionin e lajmeve të orës 15:00, Shehu u shpreh se do të kandidojë në Tiranë duke mos përjashtuar edhe të qënit si pjesë e listës së Partisë Socialiste.

Ylli Shehu

Do të jem në Tiranë, por nuk e kam vendosur ende me cilën parti. Nuk përjashtoj as Partinë Socialiste. Unë votuesit e mi nuk i ndaj sipas ofertave“, tha Shehu për ABC.

Më herët, Reme Lala, u shpreh për gazetaren e Abcnews.al, Mimoza Vraja, se në 5 mars do të vendoset gjithçka mbi qarkun se ku do të kandidojë duke mos mohuar faktin se do të listohet nën siglën e PS-së.

Shehu dhe Lala janë dy prej emrave që PS do t’i listojë si kandidatë të saj në zgjedhje, megjithatë numri i deputetëve të opozitës parlamentare që do të kalojnë tek PS është më i madh. Listën e plotë dhe intervistat e tyre ju ftojmë t’i ndiqni në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në ABC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!