Policia e Lushnjes ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.
Nga hetimet, rezulton se Tafani është pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnje.
Ndërkaq, nga dëshmia e tij janë zbardhur 6 vrasje, që sipas burimeve janë, vrasja e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.
Tafani ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa aktualisht pas deklarimeve të tij Policia dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete për të shoqëruar personat, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje kriminale./abcnews.al