“Pjesa e parë nuk më pëlqeu”, Mourinho kritik pas fitores në Evropë: Na mungon “fantazia” e Dybala

schedule10:56 - 6 Tetor, 2023

schedule 10:56 - 6 Tetor, 2023

“Verdhekuqtë” e Roma-s janë rikthyer te rezultatet pozitive, teksa pasi mundën me rezultatin 2 me 0, skuadrën e Frosinonë, mbrëmjen e së dielës, mundën dhe zviceranët e Servette, me rezultatin e thellë, 4 me 0, në sfidën e dytë të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Mirëpo, pavarësisht rezultatit, tekniku Jose Mourinho, nuk duket të jetë shumë i kënaqur me performancën e të tijve, teksa pas ndeshjes u shpreh për mediat se pjesa e parë nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe një nga arsyet është mungesa e “fantazistit” të sulmit, Paulo Dybala.

“Pjesa e parë nuk më pëlqeu aspak, nuk kishte reagim në momentin që humbisnim topin. Skuadra kishte një sjellje sikur do ta fitonte lehtë ndeshjen, por nuk ishte kështu. Pati një moment kur kundërshtari e mbajti topin për më shumë se një minutë dhe ne ishim shumë pasiv. Në pjesën e dytë shtuam intensitetin dhe kjo më pëlqeu.

Dybala? Kur luajmë pa atë humbasim fantazinë në fushë. Ka shumë ndryshim kur nuk e kemi Dybalën dhe kjo është e dukshme në fushë”,- u shpreh pas përballjes ndaj Servette, tekniku portugez.  /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!