Pjerin Ndreu: Lezhjanët do bëjnë me votë ndryshimin

schedule10:46 - 30 Qershor, 2019

schedule 10:46 - 30 Qershor, 2019

Kandidati socialist për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu në një deklaratë për mediat pas votimit tha se qytetarët e Lezhës do të bëjnë sot me votë ndryshimin. Ai vlerësoi opozitën për pjekurinë që ka treguar dhe për qëndrimin korrekt.

“Sot është një ditë e qetë. Me votë lezhjanët do bëjnë ndryshimin. Kryesore është qetësia, pjesëmarja dhe pjekuria që ta kalojnë këtë ditë me sa më pak tension. Duke pasur parasysh dhe disa momente që ne në Lezhë i kemi kaluar me shumë sukses falë edhe pjekurisë së opozitës që në Lezhe kanë mbajtur qëndrim korrekt. I përshëndes dhe ftoj lezhjanët të vijnë të votojnë të qetë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!