Pjerin Logoreci, që fëmijë 5 vjeç ishte ndër spektatorët e parë të provave dhe shfaqjeve në teatër e shesh xhirimi, teksa shihte të ëmën aktoren Marie Logoreci.
Këto bulza arti, nuk mund të mos ndikonin edhe tek personaliteti i tij. Ai jeton prej vitesh në Amerikë dhe rishfaqet për promovimin e dy librave në Arkivin e Filmit. Në këndvështrimin e tij, filmi shqiptar vazhdon të ketë problem thelbësor skenarin, të cilin e ka përmbledhur në një libër.
Pjerin Logoreci, thotë se kjo mungesë aksioni në skenar, shoqërohet edhe me gjuhën filmike të ngadaltë.
Në librin “ Bazat e krijimit të filmit” ai sjellë një guidë të shkurtër të gjithë hallkave të krijimit të filmi. Qëllimi i këtyre librave sipas tij është që të jap një përvojë tjetër, siç kanë dhënë më parë disa nga mjeshtrat e kinemasë shqiptare, me kujtimet, shkrimet, përvojat personale, zgjidhjet profesionale artistike, duke dhënë një ndihmesë të madhe për të rinjtë që kanë zgjedhur apo të zgjedhin këtë rrugë./abcnews.al