Miralem Pjaniç nderoi Juventusin me golin e shënuar kundër Brescias. Mesfushori i kënaqet lojës së bërë sonte, ndërkohë që thekson se duhet të kishin shënuar edhe të tjerë gola dhe të mos rrinin në tension deri në fund. Ai vlerëson kundërshtarin, që i vuri bardhezinjtë në vështirësi.
“Mendoj se kemi bërë gjera të mira në aspektin e lojës dhe në fund morëm një fitore të merituar. Mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë, pasi Brescia na vuri në vështirësi. Gjithsesi rëndësi kanë tre pikët”, u shpreh fillimisht për “DAZN” mesfushori.
Pjaniç më tej u shpreh se synojnë të vijojnë me fitore dhe të kthehen në ekipin më të fortë në Europë: “Duhet durim dhe qetësi. Ne vazhdojmë të punojmë si çdo vit, edhe me kritika. Duam që të fitojmë dhe të jemi skuadra më e mirë në Europë. Jemi akoma në fillim dhe rruga është e gjatë”. /abcnews.al