Emri i Miralem Pjanic lidhet me një transferim te Barcelona dhe media të ndryshme kanë raportuar këto ditë për një akord mes tij dhe klubit spanjoll. Quique Setien e cilëson një përforcim të rëndësishëm për mesin e fushës, ndërsa boshnjaku ka sqaruar këto zëra.
Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2023 me bardhezinjtë dhe ka ndërmend ta respektojë atë. Pjanic ndihet mirë në Torino dhe shuan zërat e largimit nga Serie A gjatë një bisede në rrjetet sociale me Laurent Agouazi, zv trajnerin e moshave të Metz.
“Juventusi është një familje dhe klub i nivelit të lartë. Kur shikon titujt e fituar, karikohesh për të fituar dhe për të shtuar trofetë e këtij klub të jashtëzakonshëm. Përpara se të vija te Juventusi, Allegri më tha se dëshironte të më vendoste përpara mbrojtjes.
U përshtata gradualisht në atë rol, ndërsa trajneri më këshillonte gjithmonë sesi të përmirësohesha. Sidoqoftë, kjo nuk më pengon të luaj edhe si mezzala“, deklaron 30-vjeçari Pjanic. /abcnews.al