“Pjanic si Xavi, Lautaro Martinez super”, Braida këshillon Barcelonën

schedule12:20 - 27 Maj, 2020

schedule 12:20 - 27 Maj, 2020

Ariedo Braida, i përfolur ditët e fundit për një rikthim te Milani, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo”. Italiani është ngacmuar në lidhje me dy objektiva të Barcelonës, interistët Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic.

Braida, i cili për pesë vite ka qenë konsulent merkatoje te katalanasit, mendon se të dy janë lojtarë “të prerë” për spanjollët. “Ata janë dy lojtarë perfekt për Barcelonën. Lautaro është i ri dhe mund të rritet akoma më shumë. Ka profilin e duhur për lojën e katalanasve, ka cilësi, talent dhe nuhatje për golin.

Miralem është një mesfushor si Xavi e Inietsa, ndoshta jo në nivelin e tyre abosulut, por një lojtarë që ka një prekje të shkëlqyeshme të topi dhe ka një inteligjencë të madhe në aspektin taktik”, është shprehur Braida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!