Sot ishte dita e shumë pritur për Miralem Pjanic. Ish-mesfushori i Juventusit është prezantuar para pak çastesh si lojtari më i ri i Barcelonës, ku nuk ka munguar dhe një foto me presidentin Bartomeu. Boshnjaku ka zgjedhur numrin tetë dhe ai erdhi në Katalonjë si pjesë e shkëmbimit kokë më kokë me Arthur Melon.
“Falenderoj klubin, presidentin si dhe Eric Abidal që unë jam sot këtu. Është një nder për mua që t’i bashkohem kësaj familjeje të madhe. Do të jam maksimumin për këtë fanellë dhe shpresoj që të fitojmë sa më shumë tituj së bashku. Kur kam qenë fëmijë gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur me Barcelonën dhe tashmë ajo ëndërr është kthyer në realitet,” deklaron Pjanic gjatë prezantimit.
“Në karrierën time kam patur fatin të luaj me yje të futbollit botëror si Totti, Buffon apo Cristiano Ronaldo. Këtu u takova me Messin dy ditë më parë. Në momentin kur e takova isha shumë krenar që do të jem shok skuadre me të. Unë gjithmonë përpiqem që të shof më të mirën dhe të luash me një jashtëkësor do të jetë një kënaqësi. Gjithsesi grupi është më i rëndësishëm dhe unë besoj shumë tek forca e grupit për të arritur objektivat.
Juventusi? U largova nga një klub i madh, ku përveçse fitova shumë tituj fitova dhe eksperiencë. Pas nënte viteve në Itali kishte ardhur koha për ndryshim dhe po kërkoja stimuj të rinj. Tashmë dua të njihem sa më shpejt me shokët e ekipit dhe të përshtatem me lojën e tyre. Shpresoj të përshtatem sa më shpejt dhe me futbollin spanjoll, ku tashmë kam filluar dhe kursin e gjuhës, e cila shpresoj që të më ndihmoj,” mbyll mesfushori. /abcnews.al