Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pjaniç dhe Higuain, gati për sfidën me Atletico

schedule22:34 - 17 Shtator, 2019

schedule 22:34 - 17 Shtator, 2019

Pas ekzaminimeve të reja mjekësore, Miralem Pjaniç dhe Gonzalo Higuain do të jenë gati për Juventusin në ndeshjen ndaj Atletico Madrid. Douglas Costa dy javë jashtë fushave.

Lajme të reja nga infermieria e Juventusit në prag të duelit të parë në Ligën e Kampioneve për edicionin aktual. Douglas Costa do të qëndrojë në stol për ndeshjen ndaj Atletico dhe pas dy javësh do të kryhen disa ekzaminime të tjera për të vendosur datën fikse të rikthimit në fushë.

I dëmtuari tjetër në ndeshjen e fundjavës përballë Fiorentinës, Miralem Pjaniç, pritet të luajë me sforco nga minuta e parë në Madrid. Sa i përket Gonzalo Higuan, lëndimi i argjentinasit në stërvitje nuk është aspak serioz.



Trajneri Maurizio Sarri pritet të hedhë në fushë skuadrën me skemën  4-3-3. Në portë Shezni. Në qendrën e mbrojtjes De Ligt dhe Bonuçi ndërkohë që nga krahët do të vendosen Alex Sandro dhe Danilo.

Treshja e mesit të fushës do të përbëhet nga Matuidi, Pjaniç dhe Khedira. Për boshnjakun do të vendoset në momentin e  fundit ndërkohë që alternativë mbetet Bentacur.

Në fazën ofensive konfirmohet Cristiano Ronaldo dhe Higuain ndërkohë që ka një balotazh mes Bernardeschit dhe Paulo Dybala. Ky i fundit pritet të aktivizohet nga stoli pasi tekniku Sarri nuk mund të rrezikojë duke e vendosur në krahun e djathtë të sulmit pasi roli natyral është trekuartist.

Juventus nuk është në momentin më të mirë për t’u përballur me kryesuesit e kampionatit spanjoll. Bardhezinjtë kanë zhgënjyer me lojë, por në një kompeticion të tillë skuadrat transformohen dhe bëhen të paparashikuara. Kërcënimi më i madh per Atleticon mbetet portugezi Cristiano Ronaldo i cili i ka shënuar pafund spanjollëve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!