Miralem Pjanic ka treguar se kë dëshiron të shohë në finalen e Europa League.
“Shpresoj që Juventus të kalojë në raundin tjetër. Unë ëndërroj për finalen e Ligës së Evropës mes Romës dhe Juventusit”, tha ish-mesfushori i Romës dhe Juventusit, tani që luan për Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.
Mesfushori boshnjak luajti për Romën nga viti 2011 deri në vitin 2016, për Juventusin nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Në çerekfinalen e Europa League, Juventus do të përballet me Sportingun, ndërsa Roma do të përballet me Feyenoord. /G.D abcnews.al/