Pjaca huazohet te Genoa, Raiola në lojë për t’i sjellë sulmues Juventusit

schedule10:17 - 19 Shtator, 2020

schedule 10:17 - 19 Shtator, 2020

Marko Pjaca duhet të vazhdojë t’i tregojë cilësitë e tij në klube të tjera, pasi te Juventusi nuk ka vend për të. Bardhezinjtë kanë vendosur ta huazojnë sërish dhe zyrtarisht ai do të jetë pjesë e Genoa sezonin e ardhshëm. Sulmuesi është gati për këtë aventurë, ndërkohë që në Torino po punojnë edhe për afrimet.

Edin Dzeko është objektivi i tyre kryesor për sulmin në Itali dhe në Itali e bëjnë fakt kalimin e boshnjakut te Juventusi. Gjithsesi nuk mjafton vetëm ai për repartin e avancuar dhe tani po tentohet edhe një tjetër lëvizje.

Ditën e djeshme ka pasur kontakte sërish me Everton për Moise Kean. Vetë lojtari është gati të rikthehet në Itali tek ish-ekipi i tij, kurse problemi është marrëveshja mes klubeve.

Juventusi e do në huazim me të drejtë blerje, kurse anglezët duan klauzolë që i detyron ata ta blejnë. Në lojë është futur edhe Mino Raiola, menaxheri i Moise Kean. / abcnews.al