“Piter Pani” i futbollit, 56-vjeçari japonez rinovon kontratën me klubin portugez

schedule11:58 - 12 Korrik, 2023

schedule 11:58 - 12 Korrik, 2023

Kazuyoshi Miura është padyshim një verë, shija e të cilit nuk i humbet kurrë. Ai vazhdon të shkruajë historinë në botën e futbollit me rekordet e tij personale.

Japonezi e ka nisur karrierën e tij futbollistike në vitin 1986 dhe sapo ka rinovuar edhe për një sezon kontratën e tij me klubin portugez të ligës së dytë, Oliveirense.

56-vjeçari d otë vazhdojë të luajë futboll duke e bërë rekordin e tij të paprekshëm, pasi është i vetmi lojtar në histori që ka luajtur në pesë dekada të ndryshme.

Sezonin e kaluar, Miura luajti tre ndeshje dhe tashmë mbetet për t’u parë se sa minuta do të ketë në këmbët e tij në sezonin e ri./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!