Pitbulli sulmoi të moshuarin në Durrës/ Dëshmitarët: E kafshonte në kokë dhe trup, u largua pasi u godit me makinë

schedule11:39 - 3 Nëntor, 2023

schedule 11:39 - 3 Nëntor, 2023

Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm nga qyteti i Durrësit. Një 84-vjeçar, u sulmua nga një qen pitbull, që endej i lirë nëpër rrugë, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, i moshuari ndodhet në spital, ndërsa në pranga ra pronari i qenit, një 44-vjeçar.

Për këtë ngjarje  është ngritur një grup hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, po ashtu janë bërë publike edhe deklarimet e dëshmitarëve dhe të afërmëve të të moshuarit.

Një prej dëshmitarëve e cila ka parë ngjarjen, shprehet se qeni i bardhë e kishte shtrirë në tokë të moshuarin dhe po e kafshonte në kokë dhe trup.

Ajo shton se më pas ka ardhur një automjet me ngjyre gri me drejtuese një femër, e cila e ka goditur qenin, duke  e larguar dhe ka qenë pikërisht kjo e fundit ka njoftuara më pas edhe policinë.

“Për referimin e veprës penale te prokurori Në Durres , me datë 03.11.2023, unë Agim Shurbi, oficer i policisë gjyqesore, në bazë të nenit 293 të K. Pr. Penale, me këtë akt i referoj prokurorit të rrethit gjyqesor Durrës, për ngjarjen e ndodhur si më poshtë:

Me datën 02.11.2023, është marrë njoftimi se, në sektorin hekurudha e pikërishtë në një rrugë lagje, një qenë i racës Pit-bull kishte dalë nga rrethimi i banesës së shtetasit Armand Lala dhe kishte sulmuar dhe kafshuar shtetasin Halil Ibrahim Basha, i datëlindjes 23.12.1939, të cilin e kishin dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.

Nga ana jonë është ngritur grupi hetimorë dhe është shkuar në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar një sipërfaqe në formë të çrregullëtme gjak me përmasa 1×1 metër dhe në vendin e ngjarjes, në këtë sipërfaqe shikohet që barishtet janë të shtypura sipasojë e përleshjes së qenit me përsonin e dëmtuar. Në këtë sipërfaqe me anë të një tamponi të sterilizuar u morrë material biologjik i ngjashëm me atë të gjakut. Në një distancë rreth 5 metra nga cepi Jug-perendim të banesës së shtetasit Xhevahir Miraka dhe ngjitur me buzën e e asfaltit, u fiksua më tabelën nr.3 një palë syze me skeletë ngjyrë blu, të ndotura me material biologjki si atë të gjakut. Në një distancë 3 metra nga ana Jug-perendimore i kolonës së banesës së shtetasit Xhevahir Miraka dhe 2 metra nga buza e asfaltit, u fiksua me tabelën nr.2 një unazë me ngjyrë floriri, me mbetje biologjike si atë të gjakut.

Në deklarimin e shtetases Xhevahire Lami, e cila ka parë një qenë të bardhë, i cili kishte shtrirë në tokë një të moshuarë që quhej Halil Basha, ku qeni po e kafëshonte. Ajo deklaron se ka ardhur një automjet me ngjyrë gri me drejtuese një femër, e cila e ka goditur qenin, duke e largua. Ajo duke u gjendur përballë kësaj situate ka njftuar Policin e Shtetit dhe ambulancën, të cilët kanë shkuar menjëherë dhe e kanë dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës shtetasin Halil Ibrahim Basha. Shtetësia Xhevahire Lami ka deklaruar se ka parë qenin duke e kafshuar shtetasin Halil Bash në kokë dhe në trupë” thuhet në një informacion të siguruar nga Prokuroria e Durrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!