Një amerikane është arrestuar nga agjentët e Forcave Kufitare Australiane, pasi dyshohet se ka kontrabanduar një armë të artë në Sydney. Mediat e huaja shkruajnë se 28 vjeçarja nga SHBA ka udhëtuar në Down Under nga Los Angeles dhe nuk kishte licencë australiane për armë zjarri.
Autoritetet dyshohet se gjetën pistoletën e veshur me ar 24 karat në bagazhin e saj të dielën. Ndërkohë autoritetet theksojnë se arma nuk është e mbushur dhe se ABF nuk përmendi gjetjen e municioneve pranë armës.
Komandanti i ABF për Zbatimin dhe Mallrat e Ndaluara të Lindjes, Justin Bathurst tha se një kombinim i aftësive të oficerëve të ABF dhe teknologjisë së sofistikuar të zbulimit ndihmuan në ndalimin e hyrjes së armës së rrezikshme në komunitet.
“Herë pas herë, ne kemi parë se sa të mirë janë oficerët e ABF në shënjestrimin dhe ndalimin e mallrave të paligjshme dhe shumë të rrezikshme nga kalimi i kufirit të Australisë,” tha ai.
Pas arrestimit të saj, gruaja u akuzua për importimin e qëllimshëm të mallrave të ndaluara të nivelit 2 pa miratim sipas nenit 233BAB(5) të Aktit të Doganave 1901.
Nëse shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 10 vjet burg. Ndëkohë të hënën ajo është paraqitur para Gjykatës dhe është caktuar masa e sigurisë lirim me kushtdhe ccdo ditë duhet që të paraqitet në polici.
Gjithashtu ajo ka pranuar të qëndrojë në një adresë të caktuar në periferi, si dhe të depozitojë shumën prej 10,000 dollarësh si garanci që do të konfiskohet nëse nuk respekton marrëveshjet për lirimin me kusht.
Përveç kësaj, gruas iu kërkua t’i dorëzonte pasaportën e saj dhe të mos aplikonte për zëvendësim. Arma e artë është një Colt 45 e vitit 1911, e cila është e njohur në SHBA. Normalisht vjen me një fishek karikatori me shtatë të shtëna dhe mund të vlerësohet diku më shumë se 2,900 dollarë.
Pistoletat janë lloji më i popullarizuar i armëve në SHBA, me Texas Gun Club që raporton se ato përbëjnë 72 për qind të të gjitha armëve në pronësi./abcnews.al