Pirro Misha prezantohet drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare

schedule15:50 - 2 Shtator, 2019

schedule 15:50 - 2 Shtator, 2019

Ministrja e Kulturës Elva Margariti prezantoi zyrtarisht Pirro Mishën si drejtor të ri të Bibliotekës Kombëtare. Misha premtoi kthimin e prestigjit të këtij institucioni. Ndërsa Margariti tha se brenda 2020-ës do të nisë puna për godinën e re të Bibliotekës Kombëtare, në një ambient tjetër.  

Zyrtarisht Pirro Misha mori postin e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare . Prezantimi i tij u bë nga ministrja Elva Margariti dhe parardhësja Persida Asllani e cila e mbajti këtë post prej 5 vitesh.

Edhe pse është marrë me librin gjithë jetën, ky është ambjenti më i rëndësishëm që ruan kujtesën e shkruar, thekson Misha. Si mision të rëndësishem ka marrë përsipër kthimin e prestigjit të saj, që në ballinë, thekson Misha.

Ministrja Margariti bie dakored me drejtorin e ri. Por si kryeprioritet qëndron ndërtimi i godinës së re të Bibliotekës Kombëtare në një hapësirë tjetër. Elva Margariti pranon se projekti është në zhvillim e sipër dhe pritet të jetësohet në 2020.

Pasurimi i koleksionit të huaj mbi Shqipërinë është një prej sfidave të drejtorit Misha munguar prej më shumë se 8 vitesh në këtë institucion.

Biblioteka Kombëtare është një prej institucioneve më të rëndësishëm në vend, e cila tashmë është në prag të 100 viteve nga themelimi i saj. /ABC news Albania 24/7