Juventusi e mbylli sezonin në vendin e katërt dhe siguroi pjesëmarrjen në Champions League. Trajneri Andrea Pirlo, pas fitores së arritur kundër Bologna, u shpreh: “Për mua ishte e rëndësishme ta mbyllja duke fituar Kupën e Italisë dhe duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, që ishte një objektiv shumë i rëndësishëm.
Unë gjithmonë kam qenë i angazhuar maksimalisht dhe ky është rezultati. Ata që duhet të vendosin për të ardhmen time, do ta bëjnë. E shoh veten në stolin e Juves sezonin e ardhshëm, e konfirmoj veten, por tani le të shijojmë atë që kemi arritur.”
“CR7? Ishte vendim i përbashkët, Ronaldo ishte i lodhur pas ndeshjes që luajtëm të mërkurën, kështu që vendosa ta nis me Morata, një tjetër lojtar i shkëlqyeshëm. Ronaldo ishte në dispozicion, por kam një skuadër më shumë lojtarë dhe mund të bëj zgjedhje të ndryshme”.
“Dybala? Paulo është një lojtar që ndryshon nivelin e çdo skuadre. Ai kapasur shumë probleme fizike këtë sezon, kurrë nuk është stërvitur në mënyrë të vazhdueshme. Gjithsesi cilësitë i ka. Na kishte munduar, tani le të shohim se çfarë ka rezervuar e ardhmja për të”.
“E ardhmja e Juventusit dhe Rabiot? E imagjinoj një Juventus më të fortë, një ekip që është i vetëdijshëm për forcën që ka. Disa lojtarë nuk e kanë idenë se cili është potenciali i tyre i vërtetë. Rabiot ka provuar që është një mesfushor unik. Ai është një kampion”.
“Jemi në rrugën e duhur nëse ndihmojmë njëri-tjetrin dhe vrapojmë të gjithë së bashku për objektivin. Të gjitha këto gjëra na kanë munguar shumë herë këtë sezon. Nëse fillojmë përsëri së bashku sezonin e ardhshëm, do të kemi një bazë solide”.
“Nuk kam pasur kurrë frikë, më është dashur pak kohë për të krijuar atë rutinën për seancat stërvitore. U desh pak kohë për t’i bërë djemtë të kuptonin se çfarë dëshiroja. Nuk ishte e lehtë të ndërhyja me kaq shumë kampionë, por të gjithë më kanë ndihmuar. Unë personalisht jam përmirësuar. Ishte një sezon i komplikuar, por ishte i dobishëm për zhvillimin tim”, tha Pirlo për DAZN. /abcnews.al