Pirlo trajner i Juves? Gattuso: E hëngri edhe ai, s’mjafton emri si futbollist

schedule11:09 - 9 Gusht, 2020

schedule 11:09 - 9 Gusht, 2020

Andrea Pirlo u emërua trajner i Juventusit një ditë më parë, ndërkohë që për këtë i është kërkuar një mendim edhe teknikut të skuadrës së Napolit, Gennaro Gattuso. Ai e nisi me një batutë deklaratën e tij në “Sky Sport”.

“E hëngri edhe ai… (qesh). Kjo është puna”, tha Gattuso, i cili më pas edhe e paralajmëroi mikun e tij, me të cilin ka luajtur kur ishte te Milani dhe në kombëtaren italiane. “Ai është me fat që e nis me Juventusin, por ky është një profesion ku karrierë e mrekullueshme si futbollist nuk mjafton”, shton italiani.

“Duhet të studiosh, të punosh shumë dhe të qëndrosh shpesh edhe pa gjumë. Të jesh lojtar dhe të jesh trajneri janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Janë profesione të ndryshme dhe nuk mund të mësojmë vetëm prej librave, duhet të përfshihemi dhe të punojmë shumë. Është një botë ndryshe kjo e trajnerit”, përfundon Gattuso. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!