Pirlo: Refuzova Premier League për Juven, më pëlqen shumë futbolli i Sarrit

schedule19:38 - 31 Korrik, 2020

schedule 19:38 - 31 Korrik, 2020

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i ekipit U-23 të Juventusit. Ish-mesfushori i famshëm, është entuziast për nisjen e karrierës së trajnerit dhe mezi po pret të nisë nga puna.

41-vjeçari është prezantuar ditën e sotme përpara mediave italiane, duke zbuluar ofertat që kishte marrë dhe duke thurur elozhe për Maurizio Sarrin, trajnerin e bardhezinjve nga Torino.

I falënderoj të gjithë, ndihem i emocionuar që jam rikthyer sërish në botën e futbollit dhe mezi po pres të nis këtë aventurë. Objektivi është të ndjek rrugëtimin që bëra si futbollist, kam të njëjtat ambicie.

I kam ndjekur lojtarët e ekipit U-23 të Juventusit, stërvitja me ekipin e parë dhe puna me Sarrin i ka përmirësuar. Më pëlqen shumë stili i lojës së Sarrit. Në futbollin e tij luhet shumë me topin dhe unë do të gjendesha në mënyrë perfekte me të si trajner.

Duket e përshtatshme për karakteristikat e mia. Kisha oferta nga Seria A dhe Premier Liga, por mendova se Juventusi do ishte vendi i duhur për të filluar këtë profesion. Fillova të studioj kur lashë futbollin dhe u rrit dëshira dhe kurioziteti për të mësuar më shumë“, përfundon Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!