Pirlo një hap larg shkarkimit, ndaj Sassuolos Juven e drejton zëvendësi

schedule09:56 - 10 Maj, 2021

schedule 09:56 - 10 Maj, 2021

Juventusi pësoi një humbje të madhe dje ndaj Milanit dhe tani ka shumë shanse të mos e sigurojë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, duke marrë një goditje të madhe, diçka që nuk ndodhte prej 10 vitesh.

Andrea Pirlo mori bardhezinjë në verën e shkuar, por aventura e tij si trajner nuk ka shkuar aspak mirë dhe shkarkimi mund të vijë më shpejt seç ishte menduar. Corriere dello Sport raporton se Pirlo do lërë këtë javë skuadrën dhe ndaj Sassuolos të mërkurën do drejtojë Igor Tudor, zëvendësi i tij.

Të gjithë prisnin fundin e sezonit për të parë largimin e Pirlos, por ky dështim ndaj Milanit ka dhembur shumë te drejtuesit dhe ka shumë mundësi që të mos pritet fundi i sezonit për të shkarkuar Pirlon. Juventus është në periudhën më të vështirë të 10 viteve të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!