Andrea Pirlo drejtoi vjet Juventusin, në eksperiencën e parë si trajner. Një hap i madh direkt, por nuk ishte e lehtë për të. Italiani së fundmi ka dhënë një intervistë dhe thekson se është gati të drejtojë sërish, pasinë krye të bardhezinjve ka mësuar shumë.
“Kam mësuar shumë te Juventusi. Ishte përvoja ime e parë si trajner, por ishte shumë intensive sepse e filluam sezonin pasi luajtëm vetëm një ndeshje miqësore.
Ne luajtëm çdo tre ditë, pa tifozë, pa qenë në gjendje të rikuperojmë energjitë dhe pa qenë në gjendje të stërvitemi dhe të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme. Ishte e vështirë të provoje diçka të re.
“Unë mund të kisha bërë më shumë, por kur rezultatet nuk merren, përgjegjësi i parë është trajneri. Sidoqoftë, ishte një vit në të cilin u rrita shumë.
Unë jam duke parë ndeshje dhe seanca stërvitore në internet, jam duke ndjekur shumë trajnerë. Kur të jetë më e lehtë për të udhëtuar, do të shkoj dhe do t’i shoh disa personalisht.
Unë u takova me Pochettinon me pushime në Ibiza dhe ai më ftoi në Paris. Do të doja të shkoja në Manchester për të parë Guardiolën, por mbi të gjitha jam gati të filloj një aventurë të re”. /abcnews.al